(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Mat, në vitin 1906. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i ngritur në mbledhjen e datës 5 qershor 1993 vendosi, vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike të Kurt Rexhep Pashës, në tetor të vitit 1944, në vendin e quajtur Tujan. F. 1, Viti 2017, D. 110, f. 168-169.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]