PASHAJ Hamza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 21 mars 1935. Me vendim nr. 71, datë 31 maj 1957, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor se «ka dezertuar nga reparti ushtarak» dhe e dënoi me 2 vjet burgim. Me vendim nr. 22, datë 11 maj 1967, Gjykata e Qarkut Shkodër e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e arratisjes jashtë shtetit dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 76-77.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]