PASHOLLARI Sami Nazif

PASHOLLARI Sami Nazif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Topojan, në vitin 1884. Me vendim nr. 14, datë 10 shkurt 1948, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka qenë i lidhur me O.T.B.K., dhe ka propaganduar kundër luftës NacionalÇlirimtare », dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me vendim nr. 66, datë 26 shkurt 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake ia zbriti dënimin në 5 vjet heqje lirie. Përfitoi nga dekreti nr. 819, datë 27 prill 1949, i Presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe u lirua nga burgu. F. 1, Viti 2017, D. 85, f. 10-11; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]