(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I biri i Arshi Pecës [shih], nacionalist. Lindi më 1925. U vra natën e 16 shkurtit të vitit 1944, nga forcat e Batalionit I të Brigadës VI Sulmuese dhe të Batalionit «Misto Mame», bashkë me të atin, Arshi Pecën [shih], të vëllain, Xhevat Pecën [shih], dhe shumë nacionalistë të tjerë. Uran Butka, Lufta Civile në Shqipëri: 1943-1945, vëllimi II, ISKK, Tiranë 2015, f. 15; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 26-27; Gazeta 55, 1 dhjetor 2014, 23.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]