PEJA Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936, në Dhrovjan të Sarandës. Me vendim nr. 40, datë 13 shtator 1954, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «fshehje dhe dhënie ndihmë diversantëve», dhe e dënoi me 4 vjet burg. Me vendim nr. 20, datë 31 korrik 1958, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme (të pjesës së tij), si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 72-73.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]