PEPA Olivera
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Pejë, më 17 mars 1927. Me vendim nr. 138, datë 8 tetor 1957, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U arrestua më 17 maj 1957. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957 të Presidiumit të Kuvendit Popullor i falet ¼ e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 39-40.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]