PEPA Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 20 mars 1920. Me vendim nr. 11, datë 24 janar 1962, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» të mbetur në tentativë dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua më 16 shtator 1961 dhe u lirua më 14 qershor 1972. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 269-270

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]