PEPAJ Çesk
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Koplik, më 10 maj 1959. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 21, datë 10 mars 1993, vendosi njohjen e kohës së internimit për motive politike nga rrethi Shkodër, në fshatrat Hajmel/Gjadër, prej vitit 1960 deri më 1965, si dhe nga viti 1965, deri më 30 shtator 1991. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 138-139.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]