PERA Kaim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vititn 1911, në Verçun. Me vendim nr. 128, datë 12 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «sabotim të pushtetit popullor» dhe se ka «strehuar e furnizuar të arratisurit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, me punë të detyruar baraz me kohën e dënimit, humbjen e të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 88, f. 95-96.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]