(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Pilur të Korçës, në vitin 1925. Me vendim nr. 87, datë 14 gusht 1951, Komisioni Qendror i Internim/Dëbimeve vërtetoi se shtetasi Fiqirie Zenel Perona ka qenë i dëbuar dhe i internuar nga fshati Suk i rrethit të Korçës, në fshatin Buzëmadh të rrethit të Fierit, për 10 vjet kohë për çështje politike. Masa e internimit i është hequr më 13 korrik 1961. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 8-9.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]