PERONA Kurt (Kurtali)

PERONA Kurt (Kurtali)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në fshatin Sul të Devollit. Me vendim nr.13, datë 17 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit», dhe e dënoi me 15 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e qytetare baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 17 dhjetor 1945, dënimi iu zbrit në 10 vjet. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 79, fl. 50-51; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]