(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Bushat, më 15 shtator 1916. Me vendim nr. 223, datë 30 shtator 1955, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) e deklaroi fajtor për «vepra terroriste» dhe e dënoi me vdekje pushkatim. Për «agjitacion e propagandë» u dënua me 7 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me vdekje (pushkatim). F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 300-301.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]