PERVIZI Genc Prenk
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Pilot, i biri i gjeneral Prenk Pervizit [shih]. Lindi në fshatin Skuraj të Kurbinit. Arsimin fillor e e të mesëm i kreu në Torino, në kolegjin salezian «Shën Gjon Bosko», e në Romë, në Institutin «Santa Maria», kurse studimet e larta në shkollën e aviacionit në Forli të Italisë. Pas përfundimit të studimeve më 1943, u kthye në Shqipëri. Me të marrë komunistët pushtetin, u arrestua për pjesëmarrje në arratisjen e të atit, dhe u dënua me 10 vjet burg. Pas lirimit nga burgu, u internua në fshatin Gradishtë të Lushnjës, ku dhe vdiq në prill të vitit 1989, nga një sëmundje e rëndë. U varros në fshatin Sopot. Më vonë eshtrat e tij u bartën në varrezat e fisit në Skuraj. Lek Pervizi, Im atë gjeneral Pervizi: një jetë kushtue Atdheut, «Dorian», Bruxelles 2014; «Zërat e kujtesës», Vëllimi I, ISKK, Tiranë 2014, f. 256-337; Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 143.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]