PERVIZI (vata) Albina

PERVIZI (vata) Albina
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

E bija e major Llesh Marashit [shih]. Lindi në Shkodër, në vitin 1937. Më 1945 u internua më gjithë familjen në Berat. Me vrasjen e të atit, më 1946, familja u lirua. Më 1952 iu arratisen të dy vëllezërit, Alfredi dhe Rudolfi, ndaj dhe, bashkë me të ëmën, u internua në Fier. Më 1958 u martua me Genc Pervizin [shih] dhe u transferua në kampin e Gradishtës (deri më 1991). Më 1991, u largua fillimisht në Itali e, më vonë, në Amerikë (Nju Jork), ku jeton bashkë me fëmijët.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]