(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1911, në fshatin Bitinckë të Korçës. U arrestua më 19 shtator 1958. Me vendim nr. 40, datë 1 dhjetor 1958, u deklarua fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe u dënua me 8 vjet burg dhe humbje të së drejtës elektorale për tre vjet kohë. U lirua për plotësim kohe, më 25 mars 1964. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 79, fl. 42-43.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]