(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Mat, në vitin 1918. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i ngritur në mbledhjen e datës 26 qershor 1993 vendosi, vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike të Hysen Muharrem Peshkut, më 3 mars 1944, në vendin e quajtur Peshk të Martaneshit. F. 1, Viti 2017, D. 110, f. 179-180.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]