(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1908, në Gjirokastër. Me vendim nr. 559, datë 14 tetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka prishur motoskafin me qëllim sabotimi, për të mos u kryer shërbimi i kërkuar prej komandës» dhe se «ka patur lidhje me elementë antipushtet, me të cilët ka biseduar kundër reformave të pushtetit», dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. U lirua më 1949. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82/1, fl. 7-8; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]