(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vorë, më 7 prill 1940. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga fshati Vorë i Tiranës, në fshatin Manzë të Durrësit, prej datës 20 tetor 1951, deri më 10 tetor 1959, për çështje politike për shtetasin Fiqiri Rexhep Picarin. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 167-168.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]