PICARI Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vorë – Tiranë, më 3 maj 1921. Me vendim nr. 227, datë 23 maj 1952, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie (punë të detyruar). Për «qëllime kundër-revolucionare» e dënoi me 5 vjet privim lirie (punë të detyruar). Përfundimisht u dënua me 10 vjet privim lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 173-174.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]