PICIRI Agim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 2 qershor 1948. Me vendim nr. 94, datë 5 mars 1985, Gjykata e Rrethit Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe pastaj bëri pushimin e çështjes duke e lënë të akuzuarin nën kujdestarinë e familjes. Me vendim nr. 106, datë 14 mars 1988, Gjykata e Rrethit Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» duke e quajtur të papërgjegjshëm dhe bëri izolimin e tij në Spitalin Neuro – Psikiatrik të Elbasanit. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 232-233.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]