PILO Angjeliqi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 26 prill 1926, në Llazat të Sarandës. Me vendim nr. 37, datë 11 shtator 1954, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje dhe për dhënie ndihme diversantëve të ardhur nga Greqia», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më1959, iu fal koha e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 102-103.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]