(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 19 gusht 1913, në Llazat të Sarandës. Me vendim nr. 37, datë 11 shtator 1954, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratsijeje dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Më 1963, iu fal koha e mbetur e dënimit. Me vendim nr. 21, datë 9 shkurt 1981, Gjykata e Lushnjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101/1, fl. 1-2.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]