PILO Piro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Jorgucat të Gjirokastrës. U arrestua më 1 qershor 1978. Me vendim nr. 60, datë 12 shtator 1978, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe heqjen e së drejtës për 3 vjet kohë. U lirua më 15 nëntor 1986. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 80-81.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]