PIRA Dine
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 13 gusht 1927, në fshatin Kishavec të Peshkopisë. Me vendim nr. 338, datë 39 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit dhe shtetit», dhe e dënoi me vdekje, konfiskim të pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Më vonë, dënimi iu kthye me burg. Më 1979, u dënua me 8 vjet e katër muaj për «agjitacion e propagandë». AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76/1, fl. 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]