PIRA Esat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1946, në fshatin Kishavec të Peshkopisë. Më 14 shkurt 1979, me vendim nr. 17, Gjykata e Kukësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 85, fl. 65-66.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]