PIROLI Gjin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në fshatin Zhejë të Krujës. Më 19 shtator 1949, me vendim nr. 148, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me kriminelët» dhe se «ka bërë mbledhje për rrëzimin e pushtetit», dhe e dënoi me 3 vjet burg. Më 3 prill 1978, me vendim nr. 27, Gjykata e Krujës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 86/1, fl. 127-128.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]