PJETËRGJOKA (Sadiku) Mark

PJETËRGJOKA (Sadiku) Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë, në vitin 1918. Me vendim nr. 353, datë 28 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor si «kriminel për faje penale kundër popullit dhe shtetit», dhe e dënoi me privim lirie për jetë (punë të detyruar), humbjen e të drejtave politike përgjithmonë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Dënimi filloi të zbatohet më 3 mars 1947. U lirua nga burgu më 12 mars 1965, me plotësim kohe. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 247-248.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]