PJETRI Dedë Gjon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Malaj të Kthellës, më 1914. U pushkatua nga partizanët më 30 gusht të vitit 1944 në Ishëm të Durrësit. Sot nuk i dihet as varri. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 16, 29.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]