(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Grudë të Re të Shkodrës, më 19 shkurt 1965. Me vendim nr. 236, datë 9 shtator 1989, Gjykata e Rrethit Shkodër e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Për «moskallëzim krimi kundër shtetit» e dënoi me 6 muaj heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 25-26.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]