PJETRI Lenë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1936. Më 22 mars 1964, bashkë me të shoqin e gjashtë fëmijët e tyre, u përpoqën të arratisen jashtë vendit, poshtë fshatit Jubicë (Buzë e Ujit), në Liqenin e Shkodrës, por u pikasën nga rojat kufitare. I shoqi, megjithatë, arriti t’u ikë mes plumbave. Atë dhe fëmijët i morën në hetim në postën e kufirit. Kur u mor vesh që ajo do të internohej bashkë me gjashtë fëmijët, i shoqi u dorëzua në Degën e Punëve të Brendshme. Në gjyqin që u zhvillua më vonë, ai u dënua me 10 vjet burg, të cilat i vuajti në burgun e Spaçit. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 90.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]