PJETRI Miro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Koplik të Shkodrës, në vitin 1910. Me vendim nr. 193, datë 12 prill 1951, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se ka qenë «kundër reformave të pushtetit», duke qenë element i pakënaqur, dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Sipas vendimit nr. 193 të Gjykatës së Lartë nuk ëstë dënuar me konfiskim të pasurisë. U arrestua më 23 tetor 1950. F. 1, Viti 2017, D. 107, F. 15-56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]