PJETRI Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Manati të Lezhës. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 216, Gjykata e Lezhës vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 15 qershor të vitit 1945. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 114-115.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]