PLAKA Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Kuman. Më 30 qershor 1945, me vendim nr. 92, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike e qytetare. Dënimi më vonë iu kthye në 20 vjet burg, kurse më 1949 iu zbrit në 16 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 102, fl. 262-263; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]