PLAKU Gjikë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 14 gusht 1904, në Sarandë. Me vendim nr. 276, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një organizatë tradhëtare dhe ka kryer sabotim», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101/1, fl. 7-8; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]