PLAKU Skënder Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 mars 1924, në Konispol të Sarandës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Konispoli në Kamëz, prej 6 shkurtit të vitit 1949 deri më 13 mars 1952. Me vendim nr. 47, datë 22 korrik 1952, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 80- 81; F. 1, V. 2017, D. 100/1, fl. 13-14, 32-33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]