(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Boks të Shkodrës, më 18 mars 1921. Me vendim nr. 197, datë 19 prill 1951, Gjykata e Lartë Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor se «ka organizuar një grup për hapjen e burgut të Lezhës» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua më 10 korrik 1950. F. 1, Viti 2017, D. 107, F. 11-52.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]