PLASOTI Harallamb
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1932, në Korçë. Me vendim nr. 197, datë 17 dhjetor 1959, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit», dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 90-91.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]