(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Korçë. Më 3 gusht 1946, me vendim nr. 198, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «sabotator», dhe e dënoi me 2 vjet burg. Më 11 dhjetor 1951, me vendim nr. 113, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë dhe furnizim të diversantëve», dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81/1, fl. 141-142.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]