(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq kur mungojnë dokumentat, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 16 gusht të vitit 1943, në fshatin Lin të Pogradecit. F. 1, Viti 2017, D. 88, f. 89-90; Gazeta 55, 18 nëntor 2015, 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]