PLUMBI Loni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Përmet, në vitin 1903. Në zbatim të nenit 1 të Ligjit 7718, datë 8 qershor 1993 për disa shtesa në Ligjin nr. 7660, datë 14 janar 1993, “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 7514, datë 30 shtator 1991”, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politik”, meqë në dokumentet e ish të dënuarit politik nuk janë përcaktuar qartë dispozitat ligjore të fajësisë, komisioni i përbashkët i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë në mbledhjen e datës 27 shtator 1993, vendosi njohjen e faktit juridik të vuajtjes së dënimit me 5 vjet heqje lirie për shtetasin Loni Thanas Plumbi, duke u bazuar edhe në vendimin nr. 8, datë 7 janar 1947 të Gjykatës Ushtarake Tiranë. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 162-163.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]