(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1905, në Konestbaltë të Beratit. Më 6 qershor 1945, me vendim nr. 68, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor si «komandant çete në organizatën e Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 141-142.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]