PODA Kamber
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 janar 1918, në Ersekë. Me vendim nr. 338, datë 23 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor se «ka qenë eksponent i Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, humbjen e të drejtës civile e politike dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84/1, fl. 38-39.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]