POJANI Demir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 gusht 1948, në Korçë. Me vendim nr. 2, datë 7 janar 1972, Gjykata e Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe për «kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit», me 4 vjet burg. Më 21 korrik 1973, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor se «ka kryer fajin e sabotimit, duke qenë pjesëmarrës në organizatën kundër pushtetit» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 25 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Më 1979, Gjykata e Matit e dënoi me 25 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84/1, fl. 8-9.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]