(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tiranë, në vitin 1922. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për «motive politike», komisioni në mbledhjen e datës 2 dhjetor 1994 vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit nga ish i dënuari Ramazan Ahmet Pojani nga data 10 tetor 1947, deri më 25 mars 1949 (i mbajtur në hetuesi). F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 192-193.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]