(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1914, në Korçë. Më 22 tetor 1946, me vendim nr. 300, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «reaksionar dhe sabotator të pushtetit popullor», dhe e dënoi me 2 vjet burg. Më 9 dhjetor 1954, me vendim nr. 149, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81/1, fl. 111-112.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]