PRECAJ Ndoc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1962. Me vendim nr. 4, datë 9 tetor 1985, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut e mbetur në tentativë arratisjeje»,dhe për «agjitacion e propagandë». Për këtë u dënua nga kjo gjykatë me 12 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet më 30 tetor 1985. Me vendim nr. 4, datë 7 tetor 1985, Kolegji Ushtarak Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e arratisjes jashtë shtetit, për «agjitacion e propagandë» kundër shtetit dhe për këtë u dënua me 15 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 207.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]