PREKA Vasë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Shkodër. Më 14 dhjetor 1946, me vendim nr. 523, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «largim nga ushtria dhe marrje të pushtetit me forcë», dhe e dënoi me 3 vjet burg, punë të rëndë dhe humbjen e të drejtës civile e politike. Më 7 janar 1953, me vendim nr. 2, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkim dhe furnizim të të arratisurve», dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 158-159.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]