(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shosh të Shkodrës, në vitin 1902. Me vendim nr. 63, datë 27 shkurt 1948, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe e dënoi me 2 vjet burgim. Me vendim nr. 64, datë 27 gusht 1954, Gjykata Ushtarake Territoriale Shkodër e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë politike kundër pushtetit (tradhëti ndaj atdheut)» dhe e dënoi me 4 vjet burgim, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 79.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]