(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Plan, në vitin 1894. Me vendim nr. 229, datë 4 tetor 1945, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor se ka «marrë pjesë në luftën kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare» dhe ka rënë në marrëveshje me reaksionin për të përgatitur terrenin për një kryengritje që ka pasur si qëllim të sabotojë pushtetin popullor. Për këtë kjo gjykatë e ka dënuar me 10 vjet burgim (punë të rëndë), heqjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luatjshme dhe të paluajtshme. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 122-123.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]