PRELA Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gimaj të Shkodrës, më 6 maj 1922. Me vendim nr. 450, datë 29 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave politike e civile, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. Dënimi filloi të zbatohet më 14 shtator 1946. U ekzekutua më 11 mars 1948. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]